spot_img
E diel, 26 Prill, 2026
23:05
HomeKosovaShpëtohet fëmija që ra në Liqenin Akumulues në Mitrovicë

Shpëtohet fëmija që ra në Liqenin Akumulues në Mitrovicë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një fëmijë ka rënë pasditen e së dielës në Liqenin Akumulues në Mitrovicë të Jugut, por është nxjerrë nga uji me shenja jete falë reagimit të shpejtë të një qytetari.

Lajmin për KP e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.

- Advertisement -

Ai tha se zjarrfikësit janë njoftuar nga një qytetar se një fëmijë kishte rënë në ujë, ndërsa menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

“Rreth orës 15:40 jemi njoftuar nga një qytetar se një fëmijë ka rënë në ujë. Kemi dalë në vendin e ngjarjes. Mirëpo kur kemi arritur, një qytetar veçse e kishte nxjerrë. Ai qytetari është lënduar në dorë, dyshohet se e ka thyer dorën. Fëmija është nxjerrë i gjallë, ka ardhur emergjenca dhe e ka marrë. Ne kemi arritur në vendin e ngjarjes, ai personi e ka kapur fëmijën prej ujit dhe e ka qit prej ujit. Kemi intervenuar, kemi qenë rreth shtatë zjarrfikës. Po, fëmija është nxjerrë me shenja jete”, deklaroi Ibishi.

- Advertisement -

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente, të cilat e kanë dërguar fëmijën për trajtim mjekësor.

KosovaPress ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe Spitalin Rajonal në Mitrovicë, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë ndonjë informacion shtesë lidhur me rastin dhe gjendjen shëndetësore të fëmijës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat