spot_img
E shtunë, 18 Prill, 2026
01:55
HomeKosovaShtëpi, banesa e vila: Sa arrin pasuria e politikanëve?

Shtëpi, banesa e vila: Sa arrin pasuria e politikanëve?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shtëpi, banesa, vila, vetura dhe kursime prej dhjetëra mijëra eurosh kanë raportuar politikanët në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Vlera e pasurisë së paluajtshme te disa prej tyre varion nga mbi 200 mijë deri në rreth 2 milionë euro.

Nga shtëpitë qindra mijëra euro, tek vilat e veturat luksoze. Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë publike deklarimet e pasurisë së politikanëve në Kosovë. Derisa kursimet në banka duken modeste, vlera e patundshmërive shkon në qindra mijëra euro, te disa edhe në mbi 1 milion.

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka raportuar patundshmëri në vlerë mbi 200 mijë euro. Bëhet fjalë për një banesë të përbashkët prej 128 metrash katrorë, një të bashkëshortit prej 82 metrash katrorë dhe 6 ari tokë të bashkëshortit. Haxhiu ka raportuar edhe një veturë me vlerë 9 mijë e 700 euro dhe mbi 1 mijë e 500 euro para në llogari bankare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka raportuar një banesë në vlerë prej 530 mijë eurosh në pronësi të bashkëshortes. Kurti ka deklaruar po ashtu mbi 21 mijë euro para në llogari bankare në Norvegji në pronësi të bashkëshortes së tij.

- Advertisement -

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar një shtëpi, dy banesa, 3 garazhe dhe 1 ari tokë në pronësi të tij, të gjitha këto në vlerë mbi 200 mijë euro. Ndërsa, në pronësi të bashkëshortes ka një banesë 98 metra katrorë me vlerë 39 mijë euro.

Hamza ka deklaruar po ashtu edhe një veturë në vlerë 25 mijë euro në pronësi të fëmijëve dhe një tjetër 9 mijë euro në pronësi të bashkëshortes. Në llogari bankare, shefi i PDK-së ka raportuar se ka mbi 10 mijë e 700 euro kursime. 1 mijë e 408 euro kursime ka bashkëshortja e tij dhe 770 euro fëmijët.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar një banesë me vlerë 150 mijë euro në pronësi të tij, një shtëpi në pronësi të përbashkët me vlerë 200 mijë euro, një banesë po ashtu në pronësi të përbashkët me vlerë 265 mijë euro, si dhe dy banesa në pronësi të bashkëshortes me vlerë 220 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme, i pari i LDK-së ka deklaruar një veturë në pronësi të bashkëshortes me vlerë 25 mijë euro. Mbi 5 mijë euro janë kursimet e deklaruara nga ai në llogaritë bankare, si dhe rreth 4 mijë e 300 euro janë kursime të bashkëshortes.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar patundshmëri në vlerë mbi 1.9 milionë euro në emër të tij, fëmijëve dhe në pronësi të përbashkët. Pasuria e paluajtshme e tij përfshin toka, shtëpi, banesa e vilë.

Haradinaj ka deklaruar një veturë në pronësi të tij me vlerë 19 mijë euro dhe një veturë në pronësi të bashkëshortes me vlerë 50 mijë euro. Në llogari bankare ai ka raportuar mbi 23 mijë euro kursime në emër të tij, mbi 8 mijë euro të bashkëshortes dhe mbi 1 mijë e 800 euro të fëmijëve.

Investimet në patundshmëri dominojnë edhe te aktorët tjerë politikë në Kosovë, të cilët po ashtu kanë deklaruar në pronësi të tyre shtëpi, banesa e vetura luksoze. /RTK

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat