spot_img
E premte, 15 Maj, 2026
10:36
HomeKosovaSKANDALOZE / Dimal Basha hedh pas ulëses Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

SKANDALOZE / Dimal Basha hedh pas ulëses Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adelina Grainca, sot ka publikuar një fotografi duke treguar se i ka shkuar në zyrë ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Bashës.

Grainca e ka cilësuar atmosferë shumë miqësore teksa kanë biseduar, siç ka thënë ajo, për projektet, sfidat dhe mundësitë për zhvillim.

- Advertisement -

Mirëpo në fotografinë e takimit që është mbajtur në zyrën e ministrisë, vërehet se Basha ka lënë prapa dyulësit Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës zakonisht është parë e varur nëpër muret e institucioneve, mirëpo i të njëjtit mendim nuk është Basha që ka vendosur ta fsheh diku prapa dyulësit të zyrës.

- Advertisement -

Ky është një moment tjetër skandaloz i Bashës që muaj më parë u zbulua se në një hulumtim shkencor të vitit 2012 kishte shkruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogën. Për këtë hulumtim kishte cituar edhe Dick Marty.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat