spot_img
E martë, 5 Maj, 2026
22:10
HomeKosovaSKANDALOZE / Mbi 100 diploma të falsifikuara në Pejë

SKANDALOZE / Mbi 100 diploma të falsifikuara në Pejë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbi 100 diploma të falsifikuara, të lëshuara në emër të një shkolle profesionale në Pejë, kanë vënë në lëvizje organet e drejtësisë.

Bëhet fjalë për shkollën e mesme profesionale “Rifat Gjota” në Pejë, në emër të së cilës dyshohet se janë lëshuar së paku 104 diploma të falsifikuara. Rasti nga Inspektorati i Arsimit është proceduar për hetime në Prokurorinë Themelore të Pejës.

- Advertisement -

Një dosje prej 40 faqesh ka dy vite që është proceduar në Prokurorinë e Pejës. Dosja përmbanë emrat e 97 personave, shumica banorë të komunave të ndryshme të Kosovës që me vendime të Inspektoratit Arsimor u janë anuluar diplomat e shkollës së mesme profesionale “Rifat Gjota” në Pejë.

Kjo, pasi ato diploma, sipas Inspektoratit nuk janë lëshuar kurrë nga kjo shkollë e as personat që janë bartës të këtyre diplomave nuk kanë qenë kurrë nxënës të kësaj shkolle.

- Advertisement -

RTK përmes burimeve të saja ka zbuluar se nga hetimet e Prokurorisë janë identifikuar dy persona, një burrë dhe një grua që dyshohet se jo vetëm që janë të përfshirë, por edhe kanë organizuar të gjithë  skemën e falsifikimit dhe shpërndarjes së diplomave. Kryeinspektori Ilir Shatri thotë se këto diploma janë përdorur kryesisht në tregun evropian me qëllim të punësimit në profesione të caktuara.

Nga dokumentet e verifikuara, rezulton se të dhënat e nxënësve nuk figurojnë në regjistrat e shkollës, çka ngrit dyshime serioze për një skemë të organizuar jashtë sistemit arsimor.

Xhemajl Kastrati, drejtor i shkollës “Rifat Gjota” në Pejë ka thënë në një përgjigje me shkrim se persona jashtë shkollës kanë keqpërdorur emrin e institucionit që ai drejton me qëllim që të përfitojnë nga diplomat që kanë falsifikuar.

Ndërkohë, se nuk ka të përfshirë brenda shkollës në këtë skemë falsifikimi e konfirmojnë edhe Prokuroria Themelore e Pejës.

RTK merr vesh se me këtë rast tashmë është ngarkuar Prokuroria e Mitrovicës pasi dy të dyshuarit kryesor si dhe shumica e të përfshirve  në këtë skemë falsifikimi janë nga ky regjion. Megjithëse në numër më të vogël në këtë aferë janë përfshirë qytetarë edhe të regjioneve tjera të Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat