Sonte fillon festivali “Sunny Hill”, në fshatin Bërnicë të Prishtinës ku për 3 netë radhazi do të performojnë shumë artistë e në mesin e tyre edhe artistja shqiptare Dua Lipa.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masa në aspektin e sigurisë për mbarëvajtjen e festivalit.
Sipas policisë do të ketë edhe bllokime të plota ose të pjesshme të rrugëve që çojnë deri te vendi ku do të mbahet festivali, por do të ketë ridrejtim të trafikut.
Ndryshe mbrëmë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me dekret presidencial, i ka dhënë këngëtares shtetësinë e Republikës së Kosovës, të cilën Osmani e quajti një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë.