spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
14:24
HomeKosovaStabiliteti rajonal në fokusin e takimit mes Konjufcës dhe Gashit

Stabiliteti rajonal në fokusin e takimit mes Konjufcës dhe Gashit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka qenë sot nikoqir i takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi.

Të dy kryeparlamentarët bashkë diskutuan për rrugën evropiane, zhvillimin ekonomik, tregtarë e stabilitetin në rajon.

- Advertisement -

“Në këtë takim, kryetari Konjufca dhe kryetari Gashi diskutuan aspekte të ndryshme të parlamentarizmit dhe folën për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve tona legjislative. Gjithashtu, biseduan edhe për çështje të tjera të interesit të përbashkët, duke përfshirë rrugën e integrimeve evropiane, zhvillimin ekonomik, tregtar dhe stabilitetin e rajonit tonë”, citon komunikata fjalët e kreut të Kuvendit.

Kryekuvendari kosovar tutje në këtë takim tha se takimet e angazhimi i të dyja palëve i shërbejnë rritjes së bashkëpunimit mes vendeve, duke i konsideruar ato si përpjekje për më të mirën e qytetarëve.

- Advertisement -

“Kryetari Konjufca shtoi se bashkëkombasit tanë, vlerat dhe synimet e përbashkëta janë ato që qëndrojnë midis raporteve tona të shkëlqyera shtetërore si garanci e këtij bashkëpunimi të shkëlqyer dhe thellimit të tij”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Republikës.

Ndërkaq, mysafiri nga Maqedonia e Veriut falënderoi kryekuvendarin Konjufca për pritjen duke shprehur gatishmërinë e plotë për avancim të projekteve të përbashkëta, që çojnë në drejtim të përmbushjes së synimeve dhe interesave të të dyja vendeve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat