E PLOTËSUAR / Me urdhër të Prokurorit të shtetit, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka tërhequr trupat e viktimave të zjarrit në Malishevë për obduksion.
Dyshohet se babai dhe dy fëmijët e mitur ndodheshin në banesë në momentin kritik të shpërthimit të zjarrit.
Dy fëmijë dhe babai i tyre kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banesë në Malishevë.
Lajmin e ka konfirmuar për rtk zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se pas pranimit të informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.
“Në banesë janë gjetur tre persona (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete”, ka thënë Elezaj.
Ai shtoi se zjarri është lokalizuar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Aktualisht, autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.



