Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar pas incidentit që pësoi gjatë performancës në natën festive të Vitit të Ri.
Gjatë interpretimit, ajo është rrëzuar në skenë para mysafirëve të pranishëm, për të cilin përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi se e bëri për të mbrojtur fëmijën që i kaloi përpara.
Ajo tha se edhe pse theu këmbën vijoi performancën e ulur në karrige.
“Tani po reagoj të shmang spekulimet (zuri fëmijën, shtikllat) dhe ta sqaroj vetë si ishte situata! Në datë 1 Janar, sapo fillova të këndoja, një fëmijë i vogël më doli para këmbëve dhe unë pikërisht për të mos e vrarë, se mund t’i bija sipër, i dhashë trupit anash dhe rashë. Fëmija nuk u lëndua, ndërkohë unë u ngrita, edhe pse ndjeva që këmbën e kisha shumë keq e nuk e vija dot në toke, e i kërkova leje njerëzve të këndoja ulur (50 min) në karrige. Më çuan në krahë në Urgjencën e Gjakovës, ku mora kujdes maksimal nga personeli. Këmbën e kam të thyer dhe për 6 javë do marr kujdesin e nevojshëm në Tiranë. Unë vetëm në 3 muajt e fundit kam bërë punë artistike me shumë vlerë, por vëmendjen e një rrëzimi nuk e konkurojnë dot kurrsesi. E di që më tepër vëmendje këtu merr po te “rrëshkiti këmba” se kontributi artistik”, tha ajo.



