spot_img
E enjte, 16 Prill, 2026
19:20
HomeKosovaDrejtësiaUrdhërohet dorëzimi i parashtrimeve në rastin e administrimit të drejtësisë

Urdhërohet dorëzimi i parashtrimeve në rastin e administrimit të drejtësisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve në lidhje me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, Gjykatësi i Vetëm urdhëroi palët të dorëzonin deri më 22 prill 2026 parashtrime me shkrim mbi disa aspekte relevante për përcaktimin e kalendarit për pjesën e mbetur të procesit.

Gjykatësi Gosnell gjithashtu bëri të ditur se, për këto parashtrime dhe pa paragjykuar vendimet në lidhje me mocionet ende të pashqyrtuara të Mbrojtjes, palët ftoheshin të paraqisnin parashtrimet e tyre mbi bazën se për paraqitjen e dëshmitarëve të Mbrojtjes nuk do të nevojiteshin seanca shtesë.

- Advertisement -

Ndër detajet e tjera të specifikuara në urdhrin e lëshuar më 16 prill 2026 ishte edhe se Gjykatësi përcaktoi datën 5 maj 2026 dhe orën 16:00 si datë kur Mbrojtja duhet të dorëzojë njoftimet për mbylljen e paraqitjes së provave përkatëse, në varësi të konfirmimit pas parashtrimeve të palëve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat