spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
04:58
HomeMuzikëVaçe Zela, zëri i pavdekshëm i këngës shqipe

Vaçe Zela, zëri i pavdekshëm i këngës shqipe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 6 shkurt 2014 ndërroi jetë Vaçe Zela, njëra nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar.

Vaçe Zela lindi në Lushnjë, më 7 prill të vitit 1939. Vaçja do të spikaste me talentin e saj që në moshë të hershme. Repertori i saj i ngjeshur vijon të gëzojë popullaritet edhe sot.

- Advertisement -

Mori pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më pas në Radiotelevizion, që prej organizimit të parë të tyre. Është fituesja e Festivalit të Parë (1962) me këngën “Fëmija i parë”. Në vazhdim të karrierës, do të fitonte edhe 11 çmime të tjera të para.

- Advertisement -

Vaçe Zela

U largua përfundimisht prej skenës në vitin 1992, duke lënë pas një kontribut të konsiderueshëm në muzikën shqiptare me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada etj., raporton atsh.

Në shenjë vlerësimi u nderua me Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për vlerat e rralla si artiste e shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat