spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
06:22
HomeMuzikëVIDEO / Begaj priti sot në Presidencë këngëtaren shqiptare Anna Oxa

VIDEO / Begaj priti sot në Presidencë këngëtaren shqiptare Anna Oxa

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot në Presidencë këngëtaren me origjinë shqiptare Anna Oxa.

Kreu i Shtetit u shpreh se artistja italiane me famë botërore, Oxa në çdo fjalë përcjell si muzikë dashurinë për Shqipërinë.

- Advertisement -

“Ditë e veçantë sot në Presidencë me shqiptaren nga rrënja e Shqipërisë, Kruja, artisten italiane me famë botërore, Anna Oxa, dhe familjen e saj. Në çdo fjalë ajo përcjell si muzikë dashurinë për Shqipërinë, amanet që po e trashëgon”, shkruan Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Në vitin 2020 Anna Oxa (Hoxha) ka marrë pasaportën shqiptare nga dora e kryeministrit Edi Rama.

- Advertisement -

Ajo ka jetuar gjithë jetën e saj në Itali dhe ka zhvilluar karrierën si këngëtare, por origjinën e saj nga Kruja nuk e ka harruar kurrë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat