spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
19:55
HomeKosovaDrejtësiaDëgjimi i zbehtë për Byronë e Pasurisë: Vigan Qorolli dhe dështimi publik

Dëgjimi i zbehtë për Byronë e Pasurisë: Vigan Qorolli dhe dështimi publik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

DËGJIM PUBLIK APO “PRIVATE PARTY”? BYROJA E PASURISË DISKUTOHET ME KARRIGET E ZBRAZËTA!

Deputeti i LVV-së, Vigan Qorolli, prolanizon “transparencën” dhe takimet me shoqërinë civile, por pamjet demaskojnë dështimin: Vetëm dy organizata dhe stafi i Kuvendit mbushin sallën për ligjin “bombë”.

- Advertisement -

• PR vs. Realiteti: Ish-zëvendësministri i Drejtësisë publikon fotografi nga dëgjimi publik për Byronë e Pasurisë, duke pretenduar gjithëpërfshirje, por salla dëshmon një apatisë totale.

• Kuorumi i “Sajuar”: Sipas informacioneve nga terreni, peshën e pjesëmarrjes e mbajti stafi përcjellës i Kuvendit dhe deputetët e pushtetit, duke e shndërruar dëgjimin në një monolog të brendshëm.

- Advertisement -

• Mungesa e Zërit Kritik: Faktori shoqëri civile ishte thuajse i padukshëm, duke ngritur pikëpyetje nëse ky proces është vetëm një “kozmetikë demokratike” për të kaluar ligjin me çdo kusht.

Dëgjimi i zbehtë për Byronë e Pasurisë: Vigan Qorolli dhe dështimi publikZhvillimi i ngjarjes: Kur “Publiku” mungon në dëgjimin e tij

Sot, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, u mbajt dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorolli, përmes profilit të tij zyrtar, u kujdes ta paraqiste këtë si një moment kulminant të llogaridhënies dhe konsultimit me “faktorë institucionalë e shoqëri civile”.

Megjithatë, ironia e këtij “dëgjimi” qëndron në vetë titullin e tij. Pamjet e publikuara zbulojnë një realitet të zymtë: salla, e cila duhej të vlonte nga debati mes ekspertëve, kritikëve dhe përfaqësuesve të popullit, ishte thuajse e shkretë. Përveç dy organizatave të shoqërisë civile, “publikun” e vërtetë e përbënin tre punonjës të administratës së Kuvendit dhe vetë stafi i deputetëve të pushtetit. Në vend të një ballafaqimi idesh, procesi i ngjante një “Private Party” politike, ku ligji diskutohet me ata që e kanë shkruar vetë. 

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat