spot_img
E mërkurë, 6 Maj, 2026
21:55
HomeKosovaZemaj: Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK-së në zgjedhjet...

Zemaj: Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) tashmë ka arritur një dakordim në parim për bashkëpunim me ish-presidenten Vjosa Osmani në zgjedhjet e 7 qershorit.

Duke folur në emisionin FIVE, Armend Zemaj, deputet i LDK-së, tha se bëhet fjalë për një bashkëpunim parimor dhe ideologjikisht të përafërt me partinë, ku secila palë do të ruajë subjektivitetin e vet, ndërsa garimi do të bëhet brenda listës dhe me logon e LDK-së.

- Advertisement -

“Ajo që është diskutuar dhe na është paraqitur nga kryetari është një bashkëpunim parimor dhe ideologjikisht i përafërt me LDK-në, duke ruajtur subjektivitetin e secilit në këtë garë zgjedhore brenda listës së LDK-së”, ka deklaruar Zemaj.

Për listat zgjedhore pritet të dorëzohen më 12 maj, ai ka theksuar se një pjesë e kandidatëve do të vijnë nga lista e Osmanit.

- Advertisement -

“Mund të jetë rreth 20 anëtarë të rinj nga ajo që propozon, besoj që do të jenë emra që i përshtaten edhe profilit të së djathtës”, u shpreh Zemaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat