spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
10:57
HomeKosovaZemaj: Shpresoj që LVV-ja nuk shpikin diçka, kanë mospajtime të brendshme

Zemaj: Shpresoj që LVV-ja nuk shpikin diçka, kanë mospajtime të brendshme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, është deklaruar para fillimit të seancës së konstituimit duke thënë se shpreson se LVV-ja s’do të shpikë diçka që është në kundërshtim me kushtetutën apo rregulloren e Kuvendit.

Ai ka thënë edhe se LVV-ja është fare pak e interesuar për konstituimin e Kuvendit.

- Advertisement -

‘‘Do të duhej të kishte zgjidhje nga partia e parë, LVV-ja. Shpresoj që nuk do të shpikin ndonjë çështje që bie ndesh me rregulloren e Kuvendit, ose edhe Kushtetutën. Kjo nuk i ndihmon as procesit, por vetëm e rendon edhe më tutje. Dhe Po shihet që fare pak janë të interesuar që të kalojnë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, konsitituimin e kuvendit, dhe ecim tutje për formimin e qeverisë së re’’, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se votimi i fshehtë e rendon procesin.

- Advertisement -

‘‘Votimi i fshehtë do të duhej të ishte pjesë   e procedurës fillestare, pse i hapur siç ka filluar. Po nuk mund të ndërrohen rregullat lojës në mes të lojës, ose në fund. Kjo vetëm e rendon procesin’’, ka deklaruar ai.

Zemaj ka deklaruar edhe se, brenda VV-së ka mospajtime për procesin dhe kandidaturën e Haxhiut.

‘‘Edhe kjo logjikë edhe kjo sjellje edhe kjo gjuhë e tendencë vetëm e rendon procesin. LVV ka probleme të brendshme pikë së pari, dhe jo të gjithë pajtohen edhe me kandidaturën edhe procesin’’, ka thënë ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat