HomeKulturë“Zootropolis 2”, filmi më fitimprurës i animuar në Hollywood

“Zootropolis 2”, filmi më fitimprurës i animuar në Hollywood

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Filmi i ri i Disney, “Zootropolis 2” (i njohur edhe si “Zootopia 2”), ka arritur të grumbullojë 1.7 miliard dollarë amerikanë, duke e bërë atë filmin më fitimprurës të animuar në historinë e Hollywood-it, duke tejkaluar suksesin e filmit “Inside Out 2”, i cili në vitin 2024 arriti 1.69 miliard dollarë.

Alan Berman, bashkëdrejtor në Disney, ka falënderuar fansat në mbarë botën, duke e cilësuar arritjen si një sukses që i dedikohet entuziazmit të tyre. Ai gjithashtu theksoi kontributin e jashtëzakonshëm të stafit të krijimit të filmit:

- Advertisement -

“’Zootipia 2′ është një arritje e jashtëzakonshme dhe i jemi mirënjohës gjithsecilit që ka ndihmuar në realizimin e tij.”

Filmi renditet i nënti në listën e filmave më fitimprurës të të gjitha kohërave, krahas prodhimeve si “Titanic” (1997), “Star Wars: The Force Awakens”, “Avengers: Endgame”, dhe franshizës “Avatar”. Megjithatë, rekordin absolut për filmat e animuar në nivel global e mban “Ne Zha 2” nga Kina, me 2.2 miliardë dollarë.

- Advertisement -

Me një buxhet prej 150 milion dollarësh, “Zootropolis 2” është vazhdimi i filmit të vitit 2016. Në qendër të historisë rikthehen protagonistët Judy Hopps (zëri i Ginnifer Goodwin) dhe Nick Wilde (zëri i Jason Bateman), të cilët ndjekin një rast misterioz që përfshin një gjarpër helmues, Gary De’Snake (zëri i Ke Huy Quan).

Filmi gjithashtu është produksioni më i shpejtë i animuar në Hollywood që arriti shifrën 1 miliard dollarë në arkat globale. Ginnifer Goodwin, 47 vjeçe, ka shprehur lumturinë e saj për rikthimin te Judy Hopps:

“Isha jashtëzakonisht e emocionuar që u rrita bashkë me këtë personazh. Mund të tingëllojë pak e çuditshme ta thuash për punën tënde, por mendoj se filmi është jashtëzakonisht i mirë.”

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat