spot_img
E diel, 26 Prill, 2026
18:52
HomeKosovaPeci shpall veten të 'pafajshëm' për dhënien e granteve, akuzon LDK-në dhe...

Peci shpall veten të ‘pafajshëm’ për dhënien e granteve, akuzon LDK-në dhe PDK-në për sulme dhe shpifje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pasi u bë e ditur se vëllai i deputetes Fitore Pacolli përfitoi grant prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë, ndërkohë është duke u raportuar se edhe daja i Pacollit ka përfituar grant po 100 mijë euro nga kjo ministri, ka ardhë një reagim i Faton Pecit, ministër i Bujqësisë.

Peci për këtë situatë thotë se ishte “cak i sulmeve e shpifjeve” dhe sa i përket ndarjes së granteve ai pohon se “në asnjë rast të vetëm, nuk kam ushtruar asnjë ndikim e asnjë intervenim”.

- Advertisement -

Sa i përket raportimeve se vëllai i deputetes Pacolli vetëm 4 ditë para përfitimit të grantit ka hapur biznesin dhe akoma nuk është realizuar projekti i përfituar, Peci deklaron:

“Me qëllim të formalizimit ne bujqësi, çdo individ që është përfitues në vlerë më të larte se 30,000 €, para nënshkrimit të kontratës me AZHB-në, duhet t’i regjistrojnë veprimtarinë e tyre si biznes dhe investimet/shpenzimet e zbatimit të projektit duhet të faturohen në emër të biznesit. Në dy programet e fundit për zhvillim rural 351 raste të tilla, ndërmarrje të reja të regjistruara. Ndërsa rreth pretendimit se projekti i përfituar nuk është realizuar, ju informojmë se afati për implementimin e projekteve të tilla zgjat 12 muaj”, deklaron ministri Peci.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ditëve të fundit kam qenë cak i sulmeve dhe shpifjeve, të drejtuara kryesisht nga LDK e PDK të shoqëruara mandej me lajmeve te rreme, lincimeve, e ofendimeve të sinkronizuara nga disa zhurmues që thirren në emër të qytetarëve dhe fjalës së lirë.

Dëshiroj të informojmë opinionin e gjërë, me përgjegjësinë më të lartë morale dhe etike, se mbi 118,000 përfitues të subvencioneve e mbi 1000 përfitues të granteve, në asnjë rast të vetëm,nuk kam ushtruar asnjë ndikim e asnjë intervenim.

Për qartësim të opinionit, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka mandat vlerësimin e granteve dhe subvencioneve. Ministri e stafi i tij, nuk kanë qasje në këtë proces.

Që nga aplikimi në formë elektronike në web faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë e deri tek përfundimi i kontrollit administrativ dhe shpalljes së përfituesve, ekziston Trupa Vlerësuese/Miratuese e cila ka për detyrë që të sigurohet nëse projektet janë të hartuara në bazë të kritereve dhe dokumenteve të përcaktuara me program dhe udhëzim administrativ.

Rreth pretendimit se një familjar i një deputeteje është përfites i grantit dhe pretendimit se vetëm 4 ditë para përfitimit të grantit ka hapur biznes më lejoni që t’iu qartësoj reformën që kemi ndërmarrë.

Me qëllim të formalizimit ne bujqësi, cdo individ që është përfitues në vlerë më të larte se 30,000 €, para nënshkrimit të kontratës me AZHB-në, duhet t’i regjistrojnë veprimtarinë e tyre si biznes dhe investimet/shpenzimet e zbatimit të projektit duhet të faturohen në emër të biznesit.Në dy programet e fundit për zhvillim rural 351 raste të tilla, ndërmarrje të reja të regjistruara. Ndërsa rreth pretendimit se projekti i perfituar nuk është realizuar, ju informojmë se afati për implementimin e projekteve të tilla zgjat 12 muaj.

Nuk më habisin titujt bombastik e as lincimet që vijnë nga mendësia kriminale dhe korruptive pasi që nisen nga vetja dhe nga pretendimi se cdo listë e përfituesve duhet të kalojë kah zyra e Ministrit. Mirëpo jo në rastin tonë. Ne kemi eleminuar kriteret diskriminuese duke i bërë programet tona të qasshme ndaj secilit fermer, duke u bazuar në meritokraci e transparencë!

Përkundër dëshirës sime që të merrem me emra të përvetshëm, më duhet t’i demaskoj të gjithë zhurmuesit me vetë faktin se në qeverisjen tonë angazhimi politik nuk përbën pengesë në realizimin e së drejtës për aplikim dhe përfitim, duke mos e diskriminuar askënd mirëpo duke e trajtuar secilin në mënyrë meritore dhe të barabartë.

Si dëshmi që ne nuk e kemi dikriminuar askënd, në postimet e rradhës do të gjeni individë me mandate politike, të të gjitha partive politike përfitues të mbështetjes institucionale.

E ky është ndryshimi!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat