spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
04:17
HomeShëndetiPijet që ju lehtësojnë dhimbjet e barkut

Pijet që ju lehtësojnë dhimbjet e barkut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Problemet e tretjes si fryrja, ngërçet ose të përzierat mund të jenë shumë të pakëndshme.

Çajrat bimorë mund t’i lehtësojnë ato në mënyrë efektive dhe të përmirësojnë punën e organeve të tretjes.

- Advertisement -

Çaj menteje

Është shumë efektiv në lehtësimin e problemeve me tretjen. Mentoli në këtë bimë mjekësore ndihmon në relaksimin e muskujve të stomakut, gjë që lehtëson ngërçet dhe fryrjet. Është veçanërisht efektiv tek njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar (IBS). Për përgatitjen e çajit mjafton që 7-10 gjethe menteje të freskëta ose një lugë çaji të thata të hidhen me një filxhan ujë të nxehtë dhe ta lini të qëndrojë për 10 minuta.

- Advertisement -

Çaj xhenxhefili

Është veçanërisht efektiv për të përzierat dhe të vjellat, zbrazjen e ngadaltë të stomakut, fryrjet dhe ngërçet për shkak të tretjes së dobët. Për ta përgatitur, zieni 2 lugë gjelle xhenxhefil të freskët të copëtuar në 2 gota ujë për 10-20 minuta.

Çaji i kamomilit

Kamomili nuk është vetëm një pije qetësuese për gjumë cilësor. Ndihmon ndjeshëm me probleme të ndryshme të tretjes. Vetitë e tij natyrale anti-inflamatore lehtësojnë ngërçet e stomakut, fryrjet, dispepsi të shkaktuara nga stresi dhe të përzierat e lehta.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat