Debati i gjatë për një fjalë të thënë nga Eduardi në adresë të Sarës dhe ku ishte i përfshirë edhe Driloni, ka bërë që familja e këtij të fundit të reagonte ashpër.
Ata kanë akuzuar produksionin se e kanë prerë videon qëllimisht.
“Mbrëmë u transmetua një video që e vuri Drilonin në një dritë të keqe. Në video duket se ai nuk e ndaloi një mik të tij të bënte komente fyese ndaj grave. Ajo që nuk u tregua në video dhe që duket se është prerë qëllimisht është fakti që Driloni ka thënë qartë se ai dhe Eduardi janë shumë të ndryshëm në këtë drejtim. Ai theksoi se nuk i mbështet aspak këto sjellje dhe kurrë nuk do të luante me ndjenjat e një gruaje. Driloni është dikush që jeton me vlerat e respektit dhe drejtësisë. Ai ka dy motra dhe një nënë dhe nuk do ta pranonte kurrë që dikush t’i trajtonte apo ndonjë grua tjetër pa respekt ose të luante me ndjenjat e tyre. Ky lloj sjellje nuk përputhet me karakterin dhe vlerat e tij. Është e rëndësishme që edhe kjo pjesë e së vërtetës të dalë në dritë. Shpresojmë që kjo deklaratë të merret parasysh në rrjetet sociale ose në emision për të sqaruar situatën”, thuhet në deklaratën e familjes.




