“Big Brother VIP Albania” ka edhe pak ditë kur pritet të filloj dhe produksioni ka dalë me një ofertë interesante për ata që duan të jenë pjesë e shtëpisë së famshme.
Edhe pse formati është i destinuar të ketë fytyra të njohura të publikut, produksioni u ka dhënë mundësinë që edhe personat e thjeshtë të jenë pjesë e këtij programi, duke marrë pjesë si banor, raporton Storm.
Një mundësi e tillë nuk ishte dhënë edicioneve të kaluara.
Nuk dihet nëse kjo është strategji e produksionit për të mbushur numrin e banorëve, në pamundësi për të bindur personat VIP.
Kjo mbetet të shihet kur të publikohen banorët.
Deri më tani janë dhënë shumë pak emra të njohur që do mund të jenë pjesë e formatit që po i mban shqiptarët para ekranit.



