spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
07:22
HomeShëndetiDëshironi të dhizni motorët e imunitetit, ja ku është zgjidhja

Dëshironi të dhizni motorët e imunitetit, ja ku është zgjidhja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vështirë të gjesh dikë që nuk i preferon agrumet me një shije të thellë, të thartë e të ëmbël në të njëjtën kohë.

Ato janë bujare duke na dhënë vitaminën e nevojshme C për sistemin imuntar, që na ndihmon të luftojmë të ftohtin dhe gripin.

- Advertisement -

Aftësia e limonëve të verdhë dhe atyre të gjelbër është e jashtëzakonshme për shëndetin e mëlçisë apo për përmirësimin e tretjes.

Lexoni më poshtë rekomandimin se si thjeshtësisht mund të kombinoni agrumet më të mira të stinës për një lëng që ju jep shije dhe shumë shëndet të mirë.

- Advertisement -

Përbërësit:

2 mandarina
1 limon i madh jeshil
1 limon i verdhë
2 kërcenj selinoje
4 gjethe spinaqi
Udhëzimet për përgatitjen në shtëpi

Lajini produktet me ujë të rrjedhshëm
Qëroni mandarinat dhe limonët
Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe shijoni lëngun dhe mushtin e tyre
Produkte të tjera zëvëndësuese

Mandarinën mund ta zëvëndësoni me portokallin ose karrotën
Limonin jeshil dhe të verdhë mund ta këmbeni me qitron
Selinonë mund ta zëvëndësoni me kunguj të vegjël, majdanoz apo rrënjë selinoje
Spinaqin mund ta zëvëndësoni me marulen ose pazinë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat