Në një kohë kur një pjesë të madhe të jetës sonë kalojmë para ekraneve dhe pajisjeve dixhitale, të rinj e të vjetër, eksperti dhe psikologu social Jonathan Haidt, paralajmëroi të ashtuquajturën “demencë dixhitale”, e cila kërcënon të gjitha moshat.
Mund të mos jetë një diagnozë zyrtare, por simptomat e saj të kujtojnë demencën dhe është lidhur me një rrezik në rritje të Alzheimerit më vonë në jetë, paralajmëron ai.
Simptomat e saj , sipas Haidt: Rënie e aftësisë për t’u përqëndruar, izolim social, mungesë motivimi, çrregullime të kujtesës, zemërim pa ndonjë arsye të dukshme, ankth, depresion dhe vonesë zhvillimi.
Si do ta mbrojmë veten?
Duke reduktuar kohën që kalojmë duke përdorur pajisjet dixhitale, edhe kur jemi të rritur, dhe duke e kanalizuar atë në më shumë aktivitete që ushtrojnë trupin dhe mendjen tonë, si leximi i librave, lojërave në tavolinë dhe enigmave.
Për fëmijët, veçanërisht, siç thekson ai, “loja është vendimtare. [Përmes kësaj] sytë dhe mendjet e tyre punojnë në botën tredimensionale, atyre u kërkohet të lexojnë gjuhën e trupit dhe shenja të tjera sociale dhe truri i tyre është i mbushur me stimuj fizikë, jo vetëm vizualë”.