spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
15:07
HomeKosovaDrejtësiaÇadraku: Thaçi dhe Veseli nuk ishin të përfshirë në aktivitete ushtarake

Çadraku: Thaçi dhe Veseli nuk ishin të përfshirë në aktivitete ushtarake

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon të dëshmon dëshmitari Halil Çadraku në procesin gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmitari Halil Çadraku tha se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkrim që Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit t’iu referoheshin si “gjeneral”. Sipas tij, kjo dëshmon që nuk kanë pasur aktivitet ushtarak dhe operacional gjatë luftës. Sipas tij, detyra e Thaçit dhe Veselit ishte që të kontaktonin me strukturat ndërkombëtare.

- Advertisement -

“Që 25 vjet, shtypi kosovar është i mbingarkuar me lloj-lloj shkrimesh si pozitive, si negative. Në asnjë gazetë si të kundërshtarëve e si të tonat, nuk kam lexuar t’i thuhet Hashim Thaçit, ‘Gjeneral Hashim Thaçi’. Në asnjë libër apo gazetë nuk kam parë t’i thuhet ‘Gjeneral Kadri Veseli’. Kjo e dëshmon që ata nuk kishin aktivitet të tyre ushtarak-operacional të tyre gjatë luftës së ’98-99, por kishin më shumë detyra të tyre të kontaktonin me strukturat ndërkombëtare”, ka deklaruar Çadraku.

Ai ka thënë se këto i bazon në ato që ka parë dhe dëgjuar dhe si informacione nuk i ka nga Shtabi i Përgjithshëm.

- Advertisement -

Gjatë seancës Çadraku ka thënë se sa i takon periudhës së majit dhe qershorit 1998, Shtabi i Përgjithshëm nuk ka mundur që të bëjë organizime të strukturës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai këtë deklarim e bëri në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Christoph Barthe.

“Shtabi i Përgjithshëm nuk ka mundur të organizojë të gjitha organizimet nëpër fshatra, nëpër terrene, por gjithmonë ka pasur një njeri. Unë mund ta marr shembull vetëm veten dhe atëherë të nisemi nga kjo që mund të kuptojmë se ndoshta kështu ka mund të ndodhë edhe nëpër vende të tjera”, ka theksuar ai.

Ai u pyet se a e din nëse Thaçi dhe Veseli kanë punuar për organizimin e UÇK-së, duke bërë ndërlidhje në mes Shtabit të Përgjithshëm dhe të tjerëve që ishin jashtë Kosovë gjatë periudhës para luftës. Dëshmitari tha se nuk ka njohuri lidhur me këtë çështje.

Dëshmitari Halil Çadraku gjatë dëshmisë në Hagë ka thënë se mendon që pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka mbajtur, Rexhep Selimi. Por ka theksuar se kurrë në këtë drejtim nuk ka kontaktuar me Rexhep Selimin.

“Më kujtohet se kam dëgjuar që për Inspektor të Përgjithshëm ka qenë zoti Rexhep Selimi. Kurrë nuk kam kontaktuar në këtë drejtim apo të mendoj se ka qenë post apo ashtu ne e kemi quajtur, por kujtoj se në këtë emërim në Inspektorin e Përgjithshëm të Shtabit të UÇK-së, ka qenë Rexhep Selimi”, ka thënë dëshmitari.

Ai ka thënë se nuk ka njohuri se kur është emëruar në këtë post Selimi dhe as në ndonjë post tjetër ndonjëri prej anëtarëve tjerë të Shtabit të Përgjithshëm. Gjithashtu ka theksuar se edhe njohuria për pozitën e Selimit nuk është informacion i dorës së parë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat