spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
12:14
HomeKosovaOsmani: Hapjen e Ambasadës në Kolumbi e kam dakorduar me Presidentin dy...

Osmani: Hapjen e Ambasadës në Kolumbi e kam dakorduar me Presidentin dy vjet më parë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Kolumbi, për çka tha se hapjen e saj e dakordoi me Presidentin e këtij shteti para 2 vitesh.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Embajada de la República de BogotáD.c. D.C."

- Advertisement -

Ajo tha se “rritja e prezencës së Kosovës në Amerikën Jugore është me rëndësi strategjike”.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

- Advertisement -

Osmani në postimin e saj, u shpreh “nga diskutimi e dakordimi me Presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro para saktësisht dy viteve, në një realitet sot në Bogota – Ambasada e Republikës së Kosovës mbrëmë i hapi dyert e saj në mes miqsh e partnerësh”.

Mund të jetë një imazh i teksti

“Punë të mira na presin, komunikim i rregullt, si dhe bashkëpunim në dobi të shtetit tonë. Rritja e prezencës së Kosovës në Amerikën Jugore është me rëndësi strategjike”, shtoi ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat