spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
12:12
HomeKosovaKonjufca: 28 Nëntori, dita e krenarisë dhe identitetit tonë

Konjufca: 28 Nëntori, dita e krenarisë dhe identitetit tonë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari, në Prekaz, për nder të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit,  të Pavarësisë së Shqipërisë, të ditëlindjes së Adem Jasharit, si dhe të daljes së parë publike të UÇK-së.

Konjufca është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, si dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë.

- Advertisement -

Ai tha se 28 Nëntori është ditë e jonë e krenarisë, Dita e Flamurit tonë Kombëtar.

“28 Nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe kombit shqiptar. Gëzuar popullit shqiptar 28 Nëntori, Ditën e Flamurit. E festofshim këtë ditë gjithmonë të lirë e krenar”, tha Konjufca.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat