Ka disa ushqime që pavarësisht sesa shumë dhe shpesh i hamë, gjithmonë do të na pëlqejnë, sidomos kur na ndihmojnë edhe të përmirësojmë gjendjen tonë të humorit.
Shkenca ka vërtetuar se ka shumë ushqime që na bëjnë të lumtur.
Po u sjellim disa prej tyre:
Avokado – Ky frut ka shumë tirozinë, një prekursor që ndihmon trupin të prodhojë dopaminë, hormonin e kënaqësisë. Avokadot përmbajnë edhe shumë acide folike e vitamina D, që ulin nivelin e homocisteinës te femrat shtatzënë, duke ulur rrjedhimisht edhe ankthin apo depresionin.
Çokollata – Çokollata e zezë është lidhur me uljen e hormoneve të stresit, si kortizoli, si dhe uljen e tensionit. Kjo është vërtetuar nga dy studime amerikane, që kanë treguar se 40 gramë në ditë çokollatë e zezë ul stresin si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.
Spinaqi – Është i pasur me antioksidantë që janë thelbësorë për luftën kundër ankthit dhe stresit. Magnezi dhe zinku i tij janë shumë efikasë në luftën kundër depresionit.
Orizi – Karbohidratet janë shumë të mira për prodhimin e serotoninës, një stabilizues që lidhet me nivele të ulta depresioni.