Listës së akuzave ndaj tij i është shtuar edhe ajo e bërë nga stilistja Brianna Bana Bongolan, e cila po e akuzon producentin e muzikës për sulm seksual, abuzim emocional dhe ndalim të paligjshëm.
Sipas dokumenteve të bëra publike nga gjykata, stilistja në fjalë, pretendoi se Sean Combs – Diddy, e kërcënoi me vrasje nga kati i 17-të i një objekti.
Madje ajo ka thënë se i njëjti e ka rrahur dhe mbajtur ilegalisht në apartament, i cili i përkiste ish-partneres së tij, Cassie Ventura.
Ajo ka treguar se Diddy ishte agresiv ndaj saj dhe pavarësisht se ish-partnerja u përpoq ta ndalonte, ai vazhdoi.
Brianna Bana Bongolan gjithashtu raportoi se ajo kishte parë sjelljen abuzive të Diddy ndaj Cassie Ventura shumë herë, tek e cila kishte parë të nxira në të gjithë trupin, si dhe sytë e mavijosur.
Avokatët e producentit kanë mohuar këto akuza, siç kanë bërë edhe në të kaluarat, duke thënë se Diddy është i pafajshëm dhe së shpejti do të vërtetohet se të gjitha këto akuza nuk kanë asnjë bazë.



