spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
05:47
HomeRajoniShqipëriaBerisha emëron grupin e punës për drejtimin e strukturave në Tiranë për...

Berisha emëron grupin e punës për drejtimin e strukturave në Tiranë për zgjedhjet e 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas heqjes së masës së arrestit shtëpiak, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer menjëherë në seli dhe ka nisur me mbledhjen e strukturave për të përcaktuar aksionin opozitar.

Tashmë jo më me mbledhje online, por me takime në zyrën e tij dhe thirrjen e forumeve të partive, Berisha po drejton sërish forcën më të madhe të opozitës drejt zgjedhjeve të 2025.

- Advertisement -

Dy ditë më parë ai ka mbledhur kryesinë e PD-së, ku ka miratuar edhe ngritjen e grupit të punës, një listë me 36 persona, që do të përgatisin strukturat në degën e Tiranës.

Top Channel ka siguruar vendimin e kryesisë, ku nën drejtimin e Belind Këlliccit, dega më e madhe në vend do nisë nga puna për përgatitjen e fushatës.

- Advertisement -

Në listë janë deputetët Albana Vokshi, Asllan Dogjani, Dhurata Ccupi, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, ish kryetarët e KQZ-së, Arben Ristani dhe Cclirim Gjata, politikanë demokratë të Tiranës, Ilir Alimehmeti, Ilda Zhulali si dhe djemtë e dy ish ministrave të rëndësishëm të PD-së, Andi Mustafaj, djali i Besnik Mustafajt dhe Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat