spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:11
HomeRajoniSerbiaLutfiu: Serbia vijon presionin ndaj shqiptarëve të Luginës

Lutfiu: Serbia vijon presionin ndaj shqiptarëve të Luginës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd, ka kërkuar që të anulohet konkursi për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës.

Luftiu tha se kjo ishte bërë me pretekstin se vendimi është i jashtëligjshëm thuhet në kundërpërgjigjen e Ministrisë.

- Advertisement -

Ai thekson se pavarësisht presionit vendimi nuk do të shfuqizohet, dhe se pas konsultimit me Qeverinë e Kosovës do të publikohen hapat e mëtutjeshëm.

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, shtoi se Serbia po shkel ligjet e veta kur janë në pyetje interesat e shqiptarëve, vetëm për të bërë spastrim etnik.

- Advertisement -

“Serbia, e cila për një koment në Facebook e dënoi shqiptarin me një muaj paraburgim dhe me qindra mijëra dinar, nuk ndërmori të njëjtin veprim kur një qytetar serb kërkoi zola (granata hedhës dore) për ta bombarduar ndërtesën e KKSH-s”.

“Serbia e cila autorët e Banjskës po i mban të lirë, po e konsideron të jashtëligjshëm një vendim (krejt transparent) të Këshillit Kombëtar Shqiptar për t’i mbështetur familjet shqiptare të Luginës së Preshevës e që për pjesën më të madhe të tyre bujqësia është veprimtaria kryesore e ekzistencës së tyre, e që për më tepër bëhet fjalë për një donacion, e jo nga mjetet e rregullta të Këshillit. Ata që e iniciuan këtë çështje, përtej dallimeve politike, KURRË nuk kisha dashur t’i shoh në këtë rrugë”, tha Lutfiu.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat