Ndërsa ditët shkurtohen dhe moti bëhet më i freskët, simptomat e çrregullimit afektiv sezonal mund të bëhen më të zakonshme.
Simptomat mund të përfshijnë lodhje dhe ndjenja të mungesës së shpresës.
Gjumi i tepërt, ngrënia e tepërt dhe tërheqja sociale, janë të gjitha modele të zakonshme për ata që përjetojnë.
“Para disa vitesh, gjithashtu, kishim mot shumë të vranët. Do të thotë, ne nuk pamë shumë diell. Nëse moti është i tillë, njerëzit mund të vuajnë nga çrregullimi afektiv sezonal”.
Shoqata Amerikane e Psikiatrisë vlerëson se rreth 5% e të rriturve përjetojnë simptoma të tilla.
“Në vitet e fundit, ne pamë një variant të dytë të çrregullimit afektiv sezonal për shkak të diellit të tepërt”, thonë nga kjo shoqatë.
“Këto simptoma janë paksa të ndryshme nga çrregullimi afektiv sezonal i dimrit. Nervozizëm, agjitacion, zemërim, luhatje humori”.
“Njerëzit që kanë çrregullime emocionale, çrregullime psikiatrike, zakonisht nuk kanë strukturë në jetë dhe bien lehtësisht në grackën e ankthit dhe depresionit”, thuhet tutje nga Shoqata Amerikane e Psikiatrisë.