spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
01:28
HomeKosovaDrejtësiaThaçi: S’kam ambicie për kryeministër a president – s’paraqes rrezik për ndonjë...

Thaçi: S’kam ambicie për kryeministër a president – s’paraqes rrezik për ndonjë projekt qeverisës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka folur edhe njëherë në Gjykatën Speciale në Hagë duke kërkuar respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Thaçi po akuzohet për herë të dytë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. ZPS e ngarkon atë me vepra që lidhen me ndikimin në dëshmitarë – derisa ai ndodhet në një proces të gjyqësor për krime të të luftës.

- Advertisement -

Në fjalën e tij, Thaçi tha se Zyra e Prokurorit në nëntor 2020 ngriti aktakuzë kundër tij vetëm tre muaj para se të rizgjidhej president i vendit, ndërsa sipas tij, tash para 10 ditësh “nxitimthi Zyra e Prokurorit prezantoi aktakuzë shtesë vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

“Pikërisht në këtë fazë të hershme të këtij procesi, për mbarëvajtjen e rregullt kushtetues dhe ligjor që duhet të ndodh, ju e dini para katër vitesh në nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj para se të rizgjidhesha president i vendit. Tash, para dhjetë ditësh nxitimthi Zyra e Prokurorit prezantoi aktakuzë shtesë vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”.

- Advertisement -

“Dua të sqaroj edhe njëherë, nuk jam pjesë e garës politike e as nuk kam ndonjë ambicie politike as për president as për kryeministër e as për deputet, e as ndonjë ambicie tjetër për pozitë publike. E ritheksoj se nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik e as për ndonjë projekt qeverisës”, tha Thaçi, shkruan KP.

Më tej, ish-presidenti i vendit tha se është domosdoshmëri respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovë “në këtë sallë”.

“Mosrespektimi i ligjeve të Kosovës dhe normave të tjera ligjore nga palët, në këtë sallë të shenjtë për drejtësinë, paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për cenimin e besimit qytetar, prandaj ftoj që të ruhet vetëpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, tha Thaçi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat