spot_img
E enjte, 12 Mars, 2026
00:17
HomeKosovaHovenier: FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc

Hovenier: FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, ka bërë të ditur ekskluzivisht në “Rubikon” se sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, po e heton FBI-ja.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë sjellë mbështetjen e FBI-së, për të ngjarjent, dhe se hetimet për këtë po vazhdojnë pandërprerë.

- Advertisement -

“Ne kemi ofruar dhe kemi sjellë mbështetjen e FBI-së këtu në Kosovë tani për të punuar drejtpërdrejt dhe me kohë të plotë me organet e zbatimit të ligjit të Kosovës për të ndihmuar në identifikimin e përgjegjësve dhe për të siguruar që ky hetim të jetë i besueshëm, i plotë dhe të çojë në përfundimet e duhura”.

“Kurrë nuk është ide e mirë që ambasadorët të flasin për hetimet e zbatimit të ligjit dhe hetimet po vazhdojnë pandërprerë. Kështu që gjithçka që mund të them në lidhje me të dhëna ose sugjerime ose se ku po shkon kjo është se qeveria e ShBA-së nuk është ende në gjendje të thotë që kemi nxjerrë përfundime ose e dimë se kush është përgjegjës për këtë sulm”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Hovenier tutje tha se pasi të zbulohet e vërteta, do të bashkëpunojnë me autoritetet në Kosovë që kriminelët të japin përgjegjësi.

“Kur të arrijmë të nxjerrim konkluzione do të punojmë së afërmi me autoritetet e Kosovës që kriminelët përgjegjës për këtë sulm të japin përgjegjësi”, u shpreh ambasadori amerikan.

Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, populli i saj dhe qeveria amerikane e kanë mbështetur Kosovën, po e mbështetin dhe do ta mbështesin vendin.

“E dini, dëshiroj të them se kjo pyetje bëhet shpesh. Më duket se shumë kosovarë duan të kenë ekuivalentin e vizitës te psikologu dhe të shtrirjes në një divan dhe të një seance psiko-analitike. Por, dëshiroj t’i them disa gjëra. Njëra, përkushtimi i popullit të Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës është i vendosur dhe i palëkundur. Dhe populli i Shteteve të Bashkuara dhe qeveria amerikane e mbështesin Kosovën. E kemi mbështetur, po e mbështesim, do ta mbështesim”, tha Hovenier në Rubikon të Klan Kosovës.

Hovenier, i cili këtyre ditëve e përfundon misionin në Kosovë, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur nganjëherë dallime serioze me Qeverinë Kurti, derisa theksoi se kur ka pengesa në bashkëpunim është më e vështirë që SHBA-të të jenë efektive në mbështetjen e tyre për Kosovën.

“Është plotësisht e vërtetë që nganjëherë kemi pasur disa dallime, madje dallime serioze, me këtë Qeveri dhe mendoj se kjo ka pasur ndikim. Por kjo nuk është çështje e Shteteve të Bashkuara dhe e Kosovës, kjo është një çështje, do të thosha, e miqve të Kosovës. Pikërisht këtë javë, Bashkimi Evropian, Këshilli për Çështjet e Përgjithshme doli me konkluzionet e tij që gjithashtu folën për shpresat e tyre për Kosovën dhe çka shpresojnë dhe dëshirojnë të shohin”.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se populli i Kosovës më të vërtetë, përnjëmend dëshiron të integrohet në Evropë, t’i bashkohet Bashkimit Evropian, të anëtarësohet në NATO, të zërë vendin e tij në familjen e kombeve evropiane – edhe pse ju tashmë po e bëni këtë në shumë mënyra. Ne e mbështesim atë 100% dhe kemi qenë krah jush në përpjekjet tuaja për ta arritur atë”, tha Hovenier.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat