spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
21:21
HomeKulturëShowBizPërmendja e emrit Olsi, e huton Egli Takon në sfidën e parë...

Përmendja e emrit Olsi, e huton Egli Takon në sfidën e parë nga Vëllai i Madh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Egli pasi ishte banorja e parë që hyri në shtëpinë e “Big Brother Vip”, “Vëllai i Madh” vendosi t’i jepte një avantazh.

Ajo do të mirëpriste banorin e tretë brenda në shtëpi.

- Advertisement -

“Olsi është në arenën e ‘Storm’ dhe pret që ti ta marrësh breënda”, iu drejtua moderatori Ledion Liço asaj.

“Ok”, tha ajo dhe u nis drejt arenës.

- Advertisement -

Egli u surprizua kur pa se banori që po priste në arenën e “Storm” ishte Olsi Abazi.

Me gjasë ajo kishte bindje që prapa derës ishte Olsi Bylyku, me të cilin kishte një histori të gjatë dashurie.

Ols Abazi është producent i “Nilor Films”. Ështe i vendosur për të hyrë “All in” në Big Brother dhe për të fituar.

Thotë se do japë gjithçka nga vetja dhe do jetë një Olsi ndryshe nga ai që të tjerët njohin.

Jeton në të njëjtën ndërtesë me prindërit dhe vëllain, me të cilin nuk flet prej disa vitesh, për shkak të një konflikti me një biznes të përbashkët.

Arma e tij më e fortë do jetë qetësia dhe argumentet e mira.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat