Disa ditë qëndrimi në shtëpinë e famshme të Big Brother Albania 4, kanë bërë që një çift i parë thuajse të formohej.
Derisa brenda kishin një shoqëri shumë të mirë, dalja e papritur e Redonit, kishte mërzitur Eglin, shkruan Storm.
Ajo madje ishte shfaqur e përlotur.
E këtë të shtunë Redoni ka përforcuar pëlqimin e tij.
Ai i tha se Egli i kishte ofruar qetësi gjatë qëndrimit brenda.
Ndërsa i uroi fitore në këtë spektakël, Redoni i tha se do ta priste jashtë kurdo që ajo do ta përfundonte qëndrimin brenda.
Kjo deklaratë u prit mirë nga Egli, e cila ia konfirmoi pëlqimin ndaj djalit të Gilit.



