Arsida është banorja më e re e këtij edicioni të “Big Brother Vip”, e cila u bashkua nga shtëpia e “7 xhuxhave”.
Ajo tashmë është zyrtarisht banore, teksa pritet dhe një emër tjetër, që do ketë fatin e saj. Ajo ishte në nominim me Edën, Ejonën, Bernardin, Gramosin, Jorin dhe Briseidën.
“Kush do jenë ata dy prej jush, ose 3 në rastin e Jorit dhe Briseidës. Sapo më erdhi zarfi që ka një emër. Emrin e dytë do e zbulojmë më pas. Publiku ka vendosur që emri i parë që hyn në shtëpinë e BBV dhe bëhet menjëherë banor i këtij edicioni është Arsida”, u komunikoi Ledion Liço “xhuxhave”.
Ajo tha se me Rozanën, Zebervokin, Xumin dhe Jozin nuk pret të ketë raport të mirë.
“Pres të kem raport të mirë me të gjithë përveç disa emrave. Ata janë Rozana, Zebervoki, Xumi, dhe Jozi. Këta persona janë ‘tallur’, më saktë kanë qeshur kur ne kemi hyrë gjatë guidës dhe ne nuk kishim mundësi të flisnim me ta”, tha ajo.



