spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
15:52
HomeRajoniShqipëriaFOTO / Unaza e Madhe e Tiranës hapet për qarkullimin e mjeteve

FOTO / Unaza e Madhe e Tiranës hapet për qarkullimin e mjeteve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga sot, Unaza e Madhe e Tiranës është e gjitha e hapur për qarkullimin e mjeteve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes së Unazës së Madhe të Tiranës, një projekt prej 28.7 kilometrash i gjatë, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

- Advertisement -

Unaza e Madhe e Tiranës është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve dhe do të çlirojë Tiranën nga trafiku si dhe do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonomi, pasi vlera e pasurive të paluajtshme në këtë zonë është dyfishuar, duke shkuar në 1200 euro m2, nga 600 që ishte para nisjes së ndërtimit të kësaj autostrade.

- Advertisement -

“Na është dashur të spostojmë mbi 654 ndërtesa. Tashmë është plotësisht e përfunduar. Kemi ende disa momente, janë detaje të vogla që përfundojnë brenda janarit”, deklaroi Balluku.

Zëvendëskryeministrja Balluku tha se e gjithë Unaza është e kategorisë “A”, urbane me ndriçim apo dhe zona të gjelbra.

Sipas saj, në nyjen e Lotit 1, ku lidhet ish-sheshi “Shqiponja” me zonën e Paskuqanit janë të hapur të gjitha tunelet. Në këtë nyje kalon edhe hekurudha Tiranë-Durrës dhe degëzimi me Rinasin.

Po ashtu, Balluku informoi se për ndërtimin e kësaj autostrade është nevojitur spostimi i linjave të energjisë elektrike.

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi prej 28.7 kilometrash. Ndërtimi i saj pritet të lehtësojë trafikun si dhe të shkurtojë distancat. Përmes saj do të bëhet e mundur shpërndarja e trafikut. Gjithashtu ndërtimi i kësaj vepre ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin urban të zonave që ndodhen përgjatë aksit.

Unaza Veriore, segmenti që hapet sot, ishte e ndarë në 7 lote. Pjesë e projektit janë disa vepra arti, 4 kryqëzime në disnivel, 1 viadukt me gjatësi 420 m, 2 ura mbi lumin e Tiranës me gjatësi 280 dhe 130 m.

Janë ndërtuar gjithashtu mure mbajtëse dhe pritëse, si dhe janë realizuar punime për mbrojtjen lumore me pilota, punime për spostimin e linjave të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit dhe linjat e tensionit të mesëm dhe të lartë, raporton atsh.

Janë realizuar gjithashtu sistemi i ndriçimit rrugor, sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, si dhe brezat e gjelbëruar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat