spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
12:41
HomeRajoniMaqedonia e VeriutAksidenti fatal në RMV, pezullohet kërkimi për personin e katërt

Aksidenti fatal në RMV, pezullohet kërkimi për personin e katërt

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Është nxjerrë nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë pas aksidentit tragjik, derisa Policia e Maqedonisë së Veriut dhe ekipet e shpëtimit deri në këto momente kanë qenë në kërkim të personit të katërt për të cilin supozohej se ndodhej në makinë.

Në këto moment është ndërprerë aksioni për të vazhduar nesër, për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësive për të parë qartë.

- Advertisement -

Jozyrtarisht, bëhet e ditur se të tri viktimat janë gra, ndërsa personi që nuk është gjendur ende është mashkull.

Siç ka raportuar Alsat në makinë ka qenë edhe një fëmijë i moshës 5 vjeçe i cili gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë nga makina dhe atë e kanë gjetur disa kalimtarë të rastit për ta dërguar në spitalin “8 shtatori”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat