Xheneta ka hapur letrat duke treguar se e njëjta ka një lidhje jashtë.
Ky informacion ka ngjallur debate të ashpra, e për më shumë ka acaruar tej mase Gjestin.
Asaj i është paraqitur klipi ku ajo flet për një njohje që ka lënë përgjysmë nga jashtë.
Në një bisedë e sipër me Drenushën ajo e ka hapur zemrën duke folur për herë të parë këtë temë, ndërsa pyetje rreth të njëjtës çështje, iu bënë edhe në darkën e nominimeve nga publiku.
Xheneta deklaroi se nuk ka pasur lidhje më atë person, por se thjeshtë kanë qenë duke u njohur.
Deklarimet e saj duket se erdhën pasi ajo u pa e trishtuar pasi në lidhjen direkte që pati Gjesit me familjen e tij, ajo nuk u përshëndet nga ta.
Në një moment, Xheneta kishte pyetur motrën e Gjestit nëse “po e kap lemza”, meqë po e përmendin, dhe ajo nuk i është përgjigjur.
Madje, Xhenta potencon se ajo u ka thënë edhe natën e mirë, por ata nuk ia kanë kthyer.
“U preka shumë”, tha Xheneta, ndërsa u paraqiten sekuanca kjo ajo shfaqet duke qarë.



