spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
03:59
HomeKulturëShowBizKlani promovoi dhunuesin, ky i fundit nuk lejon fëmijën ta takojnë Drenushën

Klani promovoi dhunuesin, ky i fundit nuk lejon fëmijën ta takojnë Drenushën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drenushës i ka ardhur si surprizë nëna e saj, ndërsa përcolli emocione të papara deri më tani brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.

Nëna e saj i tregoi Drenushës për fëmijët, ndërsa i tha se Atilla nuk ia lejoj t’i sjellë për ta takuar atë.

- Advertisement -

“Unë s’kam ardhë deri tash duke pritë mos po vi me fëmijë, edhe e di që je mërzitë shumë, por bëhu e fortë zemër ke kaluar shumë gjëra edhe këtë do e kalosh, kam bërë kërkesë në qendrën sociale por Atilla, ish bashkëshorti yt nuk ka dashur ti lejoj, duke thënë se nuk dua t’i ekzpozoj a vet ka dashtë të ekspozohet e të bëhet i famshëm, ata janë shumë krenar me ty, të gjithë jemi krenarë me ty, je femra më e fortë deri tani që kemi parë, por duro edhe pak ka mbetur. Ynvën e Zakin i shoh çdo ditë në shkollë dhe i marr nganjëherë”.

Tutje ajo tha se Atilla nuk po i mban premtimet e dhëna në raport me fëmijët.

- Advertisement -

Nëna i dha një mbështetje të madhe Drenushës që të vazhdojë lojën brenda.

“Arsyeja është që ai nuk dëshiron që t’i ekspozojë fëmijët në Big Brother, a vet dëshiron të ekspozohet të bëhet i famshëm, a fëmijët duhet me nejt mos ta shohin nënën e saj, nuk është kjo punë e lehtë, duhet t’i kuptojë ndjenjat e nënës”, u shpreh nëna e Drenushës.

“Ti të jesh e fortë, prej mallit nuk po mundesh me shpreh atë çka ke, duro edhe pak”.

Detajet e treguara emocionuan pa fund moderatorët dhe opinionistët.

Madje derisa Drenusha dhe nëna e saj po flisnin, në një moment Dini dhe Olta shpërthyen në lot.

Dini i tha Drenushës që ajo e di arsyen se pse është futur brenda këtij formati, vetëm e vetëm për të ardhmen e fëmijëve të saj.

Kurse opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, mes lotëve i ka bërë thirrje Atillës që t’i lejojë fëmijët të takohen me nënën e tyre, Drenushën.

Madje Olta tha se i kupton sjelljet e fundit të Drenushës, duke parë mallin për fëmijët.

“E kuptoj shumë mirë për Drenushën, e kuptoj mallin për fëmijët, kur je brenda asaj shtëpie. Gjithë agresiviteti yt në atë shtëpi e gjitha forca që tregon i gjithë ky kombinimi i emocioneve që na ke dërguar nga ajo shtëpi natyrisht që ka vetëm një emër, malli për fëmijët. Unë dua t’i bëjë thirrje babait të fëmijëve të Drenushë, që kjo që po bën nuk është e drejtë që të mos i shohësh fëmijët që të shohin nënën e saj, nuk gjej fjalë që çfarë fuqie duhesh të kesh që të bësh këtë veprim, kështu i bëj thirrje të lutem për të mirën e fëmijëve të mos i pengoj takimin me nënën e tyre”, u shpreh Olta.

Kujtojmë se ishte vet Klan Kosova që i dha shumë mbështetje Atillës, duke shkaktuar shumë debat e madje edhe pasoi një dënim nga KPM për promovimin e dhunës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat