spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
08:06
HomeKosovaDrejtësiaHaxhiu: Pacollit i kthejmë paratë, nuk mund të ketë pronësi mbi Grandin

Haxhiu: Pacollit i kthejmë paratë, nuk mund të ketë pronësi mbi Grandin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas një postimi të bërë nga biznesmeni Behgjet Pacolli, pasi ky i fundit tha se kompania e tij “Mabco Construction”, e ka fituar në arbitrazh rastin “Grandi”.

Haxhiu, në postimin e saj ka thënë se e ‘‘vetmja gjë’’ për të cilën Kosova detyrohet të ia kthejë Pacollit, janë paratë, të cilat biznesmeni ‘‘ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit’’.

- Advertisement -

Po ashtu, Haxhiu ka thënë se nuk ‘‘ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori që do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Grandin’’.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Grandi mbetet në pronësi të Republikës së Kosovës

Republika e Kosovës, sipas Vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investimeve, ka gjetur që nuk ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori që do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Grandin. E vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit. Edhe pse ai nuk ishte palë në procedurë, AKP kishte pranuar mjetet e tij. Këto tani ne detyrohemi t’i kthejmë.

Për shkak të hajnisë 20 vjeçare nëpër institucione shtetërore, paguajmë pasoja ende. Por këto janë të fundit. Pronësinë mbi pronën publike nuk ia lejojmë askujt. Prandaj Grandi mbetet i Kosovës e i qytetarëve të saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat