spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
19:12
HomeRajoniShqipëriaVrasja në Shkodër, 33-vjeçari ekzekutohet pranë lokali dasmash

Vrasja në Shkodër, 33-vjeçari ekzekutohet pranë lokali dasmash

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një atentat me armë zjarri tronditi Shkodrën mbrëmjen e kaluar. 33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua në zonën e Dragoçit, në Postribë, brenda në automjetin e tij. Ai ka qenë duke lëvizur me një automjet tip “Benz” kur ndaj tij është hapur zjarr.

Sipas burimeve për BalkanWeb nga vendngjarja viktima është qëlluar me automatik kallashnikov duke mbetur i vdekur në vend.

- Advertisement -

Një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë por për shkak se afër ndodhet një lokal dasmash ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët duke e mos e ditur se bëhet fjalë për një vrasje.

Në orët e mëngjesit rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit të vrarë me armë zjarri.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat