spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
20:56
HomeRajoniShqipëriaZjarr në Mitropolinë Ortodokse në Gjirokastër, digjet vendi i lutjeve dhe sende...

Zjarr në Mitropolinë Ortodokse në Gjirokastër, digjet vendi i lutjeve dhe sende me vlerë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme Mitropolinë Ortodokse në Gjirokastër. A2 CNN mëson se nga flakët janë djegur vendi i lutjes dhe sende të tjera me vlerë.

Zjarri ka rënë në orën 11:20 dhe menjëherë në vendngjarje kane shkuar forcat zjarrfikëse në Lagjen “Meçite” ku ndodhet Mitropolia.

- Advertisement -

Zjarr në Mitropolinë Ortodokse në Gjirokastër, digjet vendi

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe efikase e zjarrfikësve u bë izolimi i zjarrit duke mos lejuar depërtimin e tij në pjesët e tjera të Mitropolisë, të cilat ishin me konstruksion dru dërrase, çka mund të shkaktonte një zjarr masiv.

- Advertisement -

Nga zjarri i rënë u dogj vendi i qirinjve, disa libra dhe vendi i lutjeve. Sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur se zjarri është shkaktuar nga lenia ndezur e qirinjve tek vendi i posaçëm i lutjeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat