Një situatë tejet e tensionuar është krijuar në dhomën e grimit midis Xhenetës dhe Gjestit.
Ishte Xheneta që hyri papritur duke tentuar me dhunë t’ia merrte cigaret Gjestit.
Pavarësisht lutjeve nga Gjesti që ajo të largohej, Xheneta insistonte madje siç dhe reagonte reperi, dëgjohej se ajo e kishte lënduar nga gëvishjet në trup me thonjtë e saj.
Kjo pasoi një debat të ashpër mes Gjestit e Xhenetës.
Gjesti e paralajmëroi Xhenetën mos t’i bëjë më veprimet paraprake.
”Mos të ndodhë më me dorë kurrë në jetën tane. S’e ki afrimitetin qysh e kemi pasë. Kurrë mos të ndodhë mo”, u shpreh ai.
Ndërkohë Xheneta njëkohësisht i kërkonte Gjestit të ikte nga hapësira ku po qëndronin bashkë.
Teksa Sara nisi edhe ta qortonte Xhenetën për veprimet e saj, duke i kërkuar të mos përsëriten më por të diskutojë me Vëllain e Madh.



