Disa prej qyteteve të Shqipërisë kanë qenë në terr total për gati një orë.
Mediat raportojnë se pa drita mbeten qytetet si Durrësi, Fieri, Lushnja, Vlora dhe Saranda.
Duke u thirrur në burime, këto probleme erdhën pasi ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull Durrës.
Mësohet se pas 30 minutash energjia u rikthye në qytetin e Durrësit, ndërsa janë ndezur ndriçuesit e rrugëve në Fier, teksa energjia e plotë u rikthye pas gati 1 ore.
Gjithashtu edhe në Sarandë dhe Lushnjë pas gati 1 ore, pati një rikthim të energjisë elektrike. Pjesërisht në 80% të qytetit energjia elektrike u rikthye në qytetin e Vlorës.
Sipas burimeve nga OSHEE, mësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit.
Ndërsa nga burime zyrtare nga OSHEE Fier mësohët se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-shit.
Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku.