spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
10:42
HomeKulturëShowBizDebat i ashpër mes Arsidës dhe Valbonës, “shpërthen” G Bani: Rrugaçe

Debat i ashpër mes Arsidës dhe Valbonës, “shpërthen” G Bani: Rrugaçe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sharjet e ofendimet nuk po mungojnë as në këtë mbrëmje në Big Brother Vip Albania 4.

Para banorëve u shfaq video ku ishin të përfshira dy banoret Valbona dhe Arsida.

- Advertisement -

“Më vjen shumë rëndë që gjendem në këtë video. Jam ndjerë e ofenduar, ajo më bën lojëra fjalësh ‘shko merre gruan se po fle me tjetrin’. Më erdhi rëndë, jam shumë e ofenduar. Unë jam një vajzë që mund të bëj zgjedhjet e mia, dhe nuk lëndohet askush jashtë nëse do kisha një lidhje këtu brenda. Ajo donte të hapte debat si në fillim, dhe shkon e tha fjalën tutor ndaj G Banit. Ishte një fjalë banale”, tha Valbona.

“Të jesh e divorcuar nuk të bën as rrugaçe, e as të ul. Qëndroni me kokën lart. Askush nuk mudn t’i shkelë me këmbë. Unë i kam qëndruar faktit, që ose je e lirë të zgjedhësh dhe të bësh lojën tënde, ose do fshihesh pas pantallonave tën jë burri. Unë kam thënë a je tutor apo avokat. Që ishte në kuptimin një tutor mban përgjegjësi për veprimet e tjetri”, u përgjigj Arsida.

- Advertisement -

Valbona: Ji e përgjegjshme për fjalët që thua

Arsida: Përse lejove një mashkull të fliste në emrin tënd.

Valbona: Mos u bëj viktimë

Arsida: Unë po flisja për gjëra që prekin gratë, kam dy ditë që jam munduar të flas me ty.

Valbona: Këto fjalë nuk mi dëgjojnë veshët. Unë të kam mbajtur afër që kur ti ke ardhur. Nëse të kam ofenduar, them të kërkoj falje.

Arsida: Çfarë do të thotë ‘e divorcuar’? Ti kërkon patjetër një mashkull të të dalë para dhe të të mbrojë.

Në dhomën e rrëfimit u ftua G Bani, i cili kishte përplasje të fortë me Ledionin, duke kërkuar në fund që ta lë krejtë shtëpinë, por ndërhyri opinionistja Neda, e cila i tha atij se po shfrytëzohej nga Valbona

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat