spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
19:11
HomeRajoniShqipëriaVajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, paraqitet në SPAK

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, paraqitet në SPAK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi u paraqit sot në SPAK. Ajo tha se u thirr si person që mund të ketë dijeni, ndërsa shtoi se kjo është një tentativë e SPAK për të larë fytyrën e gjyqtares Irena Gjoka.

“Është një tentativë për të larë fytyrën e Irena Gjokës, nuk cenonte hetimin nëse Spak jepte një përgjigje për publikun. U thirra si person që mund të ketë dijeni. Spak ka mundësi ta zgjerojë objektin e hetimin, pavarësisht se e ka nisur me kallëzimin e Spak, a e bën ky institucion këtë gjë, një institucion që i shërben politikës për të burgosur liderin e opozitës. Maltezi është në arrest jo për qindra milionët por se ka marrë tokën e tij në përputhje me çdo ligj, me standard të dyfishtë si mund të kesh më besim”, tha Malltezi.

- Advertisement -

Më 19 tetor 2024, ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka, i ka kërkuar SPAK që të hetojë deklaratat e Argita Berishës e cila e akuzon gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS.

Gjyqtarja Gjoka kërkoi hetime të thelluara nga Prokuroria e Posaçme për këto akuza publike që vajza e ish-kryeministrit ka bërë ndaj saj.

- Advertisement -

Bashkëshorti i Malltezit, Jamarbër Malltezi është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”, ndërsa ndaj babait të saj, Sali Berisha është caktuar masa detyrim paraqitje.

Irena Gjoka është gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për  Jamarbër Malltezin. /Top Channel

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat