spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
03:59
HomeKulturëShowBizXheneta pishman për veprimet ndaj Gjestit, Driloni refuzon ta puthë Sarën, kurse...

Xheneta pishman për veprimet ndaj Gjestit, Driloni refuzon ta puthë Sarën, kurse Gresa …

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Banorët e Big Brother Kosova janë vënë para pyetjeve pikante, të cilat ia kanë bërë njëri-tjetrit.

Xheneta ka zgjedhur të thotë të vërtetën ndaj Vullnetit në lojën ‘truth or dare’.

- Advertisement -

Vullneti e pyeti rreth marrëdhënies së fundit seksuale teksa Xheneta befasoi të gjithë banorët me përgjigje.

“Nashta edhe në Big kam bo, jashtë një natë para se me hy në Big”, u shpreh Xheneta.

- Advertisement -

Rovena pati një pyetje pikante ndaj Xhenetës për Gjestin.

“A je bërë pishman për të gjitha veprimet që ke bërë ti ndaj Gjestit?” ishte pyetja e Rovenës teksa përgjigja e Xhenetës ishte “po, për shumicën po”.

Ndërsa, Driloni ka zgjedhur që të dënohet nga Drenusha.

Ajo zgjodhi që ta dënojë që ta puthë Sarën, gjë të cilën ai nuk e pranoi.

“Nuk e bëjë këtë gjë për lojë edhe 10 herë ma dhënë të njëjtin dënim”, u shpreh Driloni.

Teksa ishte radha e Gresës për Vullnetin ky i fundit u shpreh se do të thotë të vërtetën.

Gresa e pyeti nëse do të fliste për orientimin e tij seksual po të mos e përmendte ajo në shtëpi teksa Vullneti u shpreh se do ta bënte gjithsesi.

“Po, qëllimi im ka qenë me tregu krejt se kush jam, qëllimi ka qenë me tregu atë si pjesë të rrëfimit tim”, u shpreh Vullneti.

Ndërsa Vullneti i kërkoi Gresës të bënte një gjë jo të zakonshme dhe që e njëjta nuk kishte kërkuar nga asnjë prej banorëve në këtë lojë.

Kësisoj, ai i kërkoi Gresës që të heqë bluzën dhe të qëndrojë në sytjena, gjë të cilën edhe e bëri.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat