spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
19:14
HomeRajoniShqipëriaBerisha tregon pse nuk e ka takuar Ilir Metën në burg

Berisha tregon pse nuk e ka takuar Ilir Metën në burg

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg siç bëri me Ervin Salianjin është vetëm procedurale.

Berisha i ftuar në emisionin Now në Euronews Albania tregoi se është interesuar për ta takuar Metën, por i kanë thënë se ai ndodhet në paraburgim dhe nuk lejohen takime.

- Advertisement -

“Ilir Metën do shkoja 10 herë ta takoja unë, por këta pretendojnë se të paraburgosurit nuk mund të takohen. Këta më kanë thënë mua, se sigurisht unë jam interesuar, por më kanë informuar se ai është në paraburgim dhe nuk lejojnë takime”, tha Berisha.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat