Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, hodhi akuza disa ditë më parë në adresë të deputetit të PS, Pandeli Majko të cilin e quajti “kriminel elektoral”.
Berisha tha gjithashtu se Majko është përgjuar nga SHISH me vendim gjykate.
Por në Prokurorinë e Posaçme, për socialistin nuk ka asnjë dosje në ngarkim.
Në një reagim për gazetaren e News24, SPAK mohon të ketë material kallëzues apo procedim për deputetin socialist.
Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko.