spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
09:48
HomeKosovaDrejtësiaEksperti i mjekësisë ligjore nisi dëshminë në Gjykatën Speciale

Eksperti i mjekësisë ligjore nisi dëshminë në Gjykatën Speciale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Eksperti i mjekësisë forenzike, William Goodwin, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ai po pyetet lidhur me raportet që i ka përpiluar.

Eksperti Goodwin po jep përgjigje lidhur me gjasat e lidhjes gjenetike mes viktimave në aktakuzë dhe atyre që pretendohet se janë familjarët e tyre. Goodwin ka dhënë dëshmi mbi ekspertizën e tij edhe në gjykimin e Pjetër Shalës.

- Advertisement -

Dëshmitari Goodwin ka thënë se ka përgatitur një raport më 22 shtator 2021 dhe sipas tij, ky raport përfshinë opinionin e tij të pavarur në pyetjet që ia parashtroi ZPS-ja në letrën udhëzuese së bashku me dokumentet përkatëse që e kishte marrë më 30 korrik 2021.

Sipas prokurorit, James Pace, ky është një raport i ADN-së për një person të cilit nuk iu tha emri në seancë të hapur. Si rrjedhojë, prokurori lexoi një pjesë të raportit të këtij dëshmitari.

- Advertisement -

“Në raportin tuaj thuhet se profili i ADN-së është i kriptuar që kufizon mundësinë për rishikim ë plotë. Megjithatë, bazuar në pjesëtarët e familjes që janë të disponueshem dhe leukocitet që përputhen, gjasat e përputhjes dhe probaliteti i identitetit duken të arsyeshme”, ka theksuar prokurori.

Për këtë gjë, dëshmitari ka deklaruar se nuk ka asgjë për të ndryshuar në këtë pjesë. Dëshmitari ka thënë se pas udhëzimeve të ZPS-së, ka përgatitur një raport tjetër më 6 mars 2023.

Më pas dëshmitarit iu prezantua një pjesë e raporti ku sipas prokurorit mund të shihen tipat e personave të testuar.

“Shohim nënë, baba, bashkëshorte, vajzë, djalë. A mund të na thoni që informacionet shtesë që po shihni tani; nëna, babai, bashkëshortja, vajza, djali kanë ndonjë ndikim në vlerësimin tuaj në raportin tuaj?”, ka thënë prokurori.

“Në këtë rast kanë. Kemi të dhëna të plota. Kemi nënën, babain, të cilët me personin e zhdukur mund të rrisin jashtëzakonisht gjasat. Kem vajzën, djalin dhe bashkëshorten. Pra, bashkërisht mund të nxjerrim shkallë të gjasave të larta për secilin prej tyre”, është përgjigjur dëshmitari Goodwin.

Mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga avokatja, Colleen Rohan tha se sa i takon konfidencialitetit, të gjithë personat që kanë të bëjnë dhe janë të lidhur me mostrat e ADN-së janë publik në aktakuzë.

“Në rrethana të tilla ne kemi vazhduar me supozimin se  këto raporte të ADN-së do të emërohen dhe referencat e kampioneve do të përmenden. Pra, këto janë viktima publike në këtë rast dhe nuk është e qartë nëse ndonjëri prej tyre raporteve që kanë të bëjnë me viktimat publike në këto rrethana do të jenë konfidenciale apo jo”, ka deklaruar Rowan. Ajo ka kërkuar që këto raporte të mos jenë konfidenciale.

Sipas kryetari të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij eksperti pritet të zgjasë një ditë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat