spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
09:48
HomeKosovaDrejtësiaSokol Dobruna dëshmon në Speciale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Sokol Dobruna dëshmon në Speciale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur dëshminë Sokol Dobruna, që është dëshmitari i 112 i Prokurorisë së Specializuar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ai po dëshmon përmes video-lidhjes, në praninë e avokatit të tij, Arianit Koci.

- Advertisement -

Dëshmia e Dobrunës ka filluar me pyetjet nga ana e Prokurorisë për takimin që këto dy palë kanë zhvilluar javën e kaluar, për çka dëshmitari tha se nuk i kujtohen detaje për çka kanë biseduar.

Prokurori John Capin e pyeti Dobrunën nëse i kujtohet që janë takuar në nëntor të vitit të kaluar dhe se aty ishte edhe avokati Koci, për çka dëshmitari tha se nuk e mban mend.

- Advertisement -

Ai u ankua se ka probleme me kujtesë, derisa refuzoi të jap dëshminë në seancë private.

Dobruna pati kritika për prokurorin.

“Ka kaluar kohë e gjatë, ju po kërkoni prej meje edhe pse është e qartë se unë jam keq ka harresa, nuk po e kuptoj këtë qasje të zotit prokuror absolutisht, unë nuk jam në gjendje me i kujtua të gjitha”, tha Dobruna.

Tutje, prokuroria i bëri pyetje për takimin që kishte pasur me Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin gjatë vitit 1998.

Ndryshe nga herët e kaluara, trupi gjykues gjatë pjesës së parë të seancës bëri pauza të shkurta disa herë, derisa seance kohë pas kohë kalonte në private. Ndërkohë, sipas trupit gjykues, dëshmia e Dobrunës parashihet që të zgjas dy ditë.

Sokol Dobruna dëshmon në Speciale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, sot ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Sokol Dobruna në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmitari i ri i ZPS-së, Sokol Dobruna, ka nisur dëshminë e tij këtë mëngjes. Kjo dëshmi po bëhet përmes videolidhjes ndërsa dëshmitari ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar në vendin e dhënies së dëshmisë. Siç ka njoftuar kryetari i trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari, përveç nëse vendoset ndryshe, do t’i përmbahet orarit të modifikuar që përfundon çdo ditë në ora 12:30.

Përveç kësaj, trupi gjykues ka udhëzuar që, pas rekomandimit të Zyrës së DHSK-së për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve, të gjitha palët duhet të zbatojnë qasjen e përshtatur të pyetjeve për këtë dëshmitar kurdo që është e mundur. Kjo përfshin ritmin e marrjes në pyetje për të lehtësuar kujtesën e dëshmitarit dhe për të minimizuar pyetjet e përsëritura ose orientuese.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe dje ka dëshmuar, dëshmitari i ri i ZPS-së, William Goodwin. Ky ishte dëshmitar ekspert dhe ishte  dëshmitari i 111-të i ZPS-së deri më tani në gjykatë.

Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka theksuar se nuk ka qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së dhe si rrjedhojë, ai ka deklaruar se deduksionet e tij janë në fakt përfundime të të tjerave. Ai ka thënë se janë të një organizate tjetër.

Ndërkaq, gjatë këtij muaji, në këtë rast gjyqësor pritet të mbahen edhe 11 seanca, sipas kalendarit të punës së Speciales.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat